Lajme
Mitrovicasi i dehur gjuan me armë në lokalin ku po pinte
Demokracia
10:15 | 27 Qershor 2022

Share:

Një person është arrestuar pasi që në gjendje të dehur e ka nxjerrë armën dhe ka gjuajtur në drejtim të dyshemesë së lokalit ku po pinte. 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.

Nuk raportohet për të lënduar, përcjell Demokracia.com.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar revolen.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËGJITHSHËM & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë 26.06.2022 – 03:01. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur në një lokal kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshemesë. Nuk raportohet për lëndime në njerëz. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar: tri gëzoja, një fishek dhe tri predha të fishekëve të armës së zjarrit, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë . Në konsultim me prokurorin, pasi iu nënshtrua procedurave të parapara i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme