Lajme
Mitrovicasi gjen kuletën me para dhe dokumente, e dorëzon në polici
Demokracia
09:04 | 21 Korrik 2022

Share:

Një qytetar i Mitrovicës me iniciale D.S, ka gjetur një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të parave, derisa ishte duke shëtitur tek Liqeni akumulues.

I njëjti, kuletën e ka dorëzuar tek policia.

Policia njofton se është identifikuar dhe është kontaktuar pronari, ku kuleta se bashku me dokumentacionin dhe paratë e humbura i janë kthyer pronarit i cili ka qenë falënderues ndaj policisë dhe vetë qytetarit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarin për besimin ndaj policisë dhe veprimin e ndërgjegjshëm i cili veprim paraqet shembull për raste të tilla”, thotë policia në njoftim.

Të ngjashme