Lajme
Mitrovica Veriore funksionalizon E-kioskun
Demokracia
20:06 | 06 Qershor 2023

Share:

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka njoftuar se është funksionalizuar E-kiosku në këtë komunë.

Atiq është shprehur se komuna e ka pasur E-kioskun por ai nuk ka qenë funksional.

“Komuna e Mitrovicës së Veriut ka pasur E-Kioskun por ai nuk ka qenë funksional. Sot e kemi funksionalizuar atë duke e mundësuar shërbimin dhe lehtësuar qasjen në dokumentet që ju duhen qytetarëve tanë.”, ka shkruar Atiq në Facebook.

Ai tha se qytetarët këtë shërbim mund ta shfrytëzojnë për nxjerrjen e dokumenteve personale.

“Nga sot qytetarët do të mund të shfrytëzojnë E-Kioskun për të nxjerrë dokumentet e tyre personale.Mbetemi të përkushtuar që të lehtësojmë shërbimet për qytetarët në secilin sektorë.”, tha Atiq.

Të ngjashme