Kuriozitete
Misteri që ka munduar brezat: Nuk fshin stilolapsin, për çfarë shërben pjesa e kaltër e gomës
Demokracia
18:40 | 19 Korrik 2021

Share:

Kur kemi qenë në shkollë të gjithë mendonim se pjesa blu e gomës shërbente për të fshirë stilolapsin, mirëpo asnjëhere nuk e arrinim këtë qëllim.

E vetmja gjë që përftonim nga pjesa blu e gomës mbi fletën tonë ishte një njollë e madhe ose një vrimë në fletoren tonë.

Por, problem nuk qëndronte te goma, por te informacioni i gabuar.  Goma fshirëse, e kuqe në njërën anë dhe blu në anën tjetër, ka qenë gjithmonë në qendër të një pyetje: Cili është ndryshimi midis dy ngjyrave?

Për vite me radhë është përfolur se pjesa e kuqe është përdorur për të fshirë lapsin dhe pjesa blu, duke qenë gërryese, për të fshirë stilolapsin, por në të vërtetë nuk ka asnjë shpjegim shkencor për këtë.

Mirëpo, ka marrë fund dilema pasi sot ka mbërritur përgjigjja e pyetjes që ka intigruar disa breza. Pjesa blu nuk përdoret për të fshirë stililapsin, por lapsin, me ndryshimin e vetëm që ndërsa ana e kuqe funksionon vetëm në letër, ana blu është efektive edhe në sipërfaqe më problematike, si kartoni apo papirusi.

Të ngjashme
Lifestyle • 18 Prill 2024
Lifestyle • 17 Prill 2024