Sport
Mister rreth vizitës së presidentit të UEFA-s në Tiranë
Demokracia
22:08 | 29 Janar 2022

Share:

Aleksander Çeferin pritet të zbarkojë në Tiranë së shpejti. Ky është zëri që qarkullon prej më shumë se një jave në ambientet futbollistike në Shqipëri, në një moment kur atmosfera është ndezur për shkak të fushatës zgjedhore në Shoqatat Rajonale dhe FSHF.

Situata me zgjedhjet, me akuzat e ngritura nga të dy palët, për manipulime e presione, por sidomos garancia që në maj në Tiranë do të zhvillohet gjithsesi finalja e Ligës së Konferencës, pritet të sjellë kreun e UEFA-s në vendin tonë. Por pavarësisht aludimeve të shumta, në të dy kampet në këtë moment nuk ka një konfirmim zyrtar apo qoftë edhe një përgënjeshtrim të këtij lajmi që qarkullon tashmë edhe në media.

Normalisht vizita e një drejtuesi të rangut më të lartë në vendin tonë do ishte trumbetuar me të madhe nga institucioni i futbollit, aq më shumë në një situatë të tillë ët futbollit në vendin tonë.

Por kjo vizitë, gjithmonë nëse do të konfirmohet si e tillë edhe zyrtarisht, mund edhe të shoqërohet edhe me një tërheqje veshi për një institucion i cili me bëmat e tij i krijon telashe herë pas here UEFA-s, e cila ka marrë raportime të vazhdueshme edhe nga kundërshtarët e Dukës- për parregullsitë e procesit aktual zgjedhor. /Demokracia.com

 

Të ngjashme