ShowBiz
Miss Universe Kosova 2020 pushton ballinat e revistës botërore
Demokracia
14:55 | 29 Nëntor 2023

Share:

Blerta Veseli, bukuroshja nga Gjilani, po vazhdon të shënojë suksese në industrinë e modës nëpër vende të ndryshme në botë.

Miss Universe Kosova 2020, që tashmë jeton në SHBA, ku ka vazhduar karrierën suksesshëm, së fundi është shfaqur në ballinën revistës së njohur kudo në botë “Harper’s Bazaar”. Këtë herë për edicionin e revistës prestigjioze të modës, në Vietnam. Aty Blerta Veseli prezanton koleksionin e fundit të Dolce&Gabbana ndërsa tema kryesore e këtij numri të “Harper’s Bazaar Vietnan” ishte “Traditional Spanish vibes”.

Ajo rrëfen edhe historinë e saj se si vendosi që të merret me ‘modeling’ dhe se me çfarë ishte përballur kur u zhvendos nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa kur bukuroshja kosovare u pyet për angazhimet mes punës dhe jetës së saj personale, Blerta u përgjigj se ajo akoma është duke u munduar që të gjej balancin mes punës e projekteve të reja dhe jetës sentimentale.

Të ngjashme