ShowBiz
‘Miss Universe Albania & Kosovo 2021’ zbulon datat dhe surprizat
Demokracia
17:09 | 10 Qershor 2021

Share:

Eventi i bukurisë “Miss Universe Albania & Kosovo 2021”do të mbahet këtë vit më 8 dhe 9 korrik.

Nata gjysmë-finale do të mbahet më 8 korrik në transmetim të drejtëpërdrejt në Vizion Plus dhe Klan Kosova, dhe do të prezantohet nga Teni Vllaçaj, Cindy Marina dhe Adela Cani, shkruan Demokracia.com.

Ndërsa finalja e madhe mbahet më 9 korrik ku do të ketë edhe performancë nga artistët më në zë të momentit.

Dafina Zeqiri, Alban Skenderaj, Anxhela Peristeri, Redon Makashi dhe Kamela Islamaj do të performojnë në natën finale, ndërsa prezantues do të jenë Ardit Roshi, Cindy Marina dhe Franceska Jaçe.

Organizatorët e eventit kanë premtuar spektakël dhe emocione pafund, ndërsa rikujtojmë se “Miss Universe Albania 2020” u zgjodh Paula Mehmetukaj dhe “Miss Universe Kosovo 2020” u zgjodh Blerta Veseli. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme