Lajme
Misioni i SHBA-së në NATO: Aleanca kujdesshëm po merr hapa që të sigurohet se KFOR-i ka forcat që i nevojiten
Demokracia
11:18 | 28 Nëntor 2023

Share:

Misioni i SHBA-së në NATO në një reagim në profilin e tyre zyrtar në platformën “X” kanë thënë se NATO është duke ndërmarrë hapa kujdesshëm për t’u siguruar se KFOR-I ka forcat e nevojshme për të përmbushur mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara në mënyrë të paanshme.

“Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i ka dhënë mandat KFOR-it më 1999 të ketë një mision paqeruajtës neutral”, thuhet në reagim, shkruan Express.

Tutje misioni i SHBA-së potencon se KFOR-i vazhdon të mbështes zhvillimin e një Kosove gjithëpërfshirëse, demokratike dhe multi-etnike.

Të ngjashme