Lajme
OBSH-ja hedh poshtë teorinë që COVID-19 mund të jetë zbuluar në një laborator
Demokracia
14:57 | 09 Shkurt 2021

Share:

Misioni i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë për të zbuluar origjinën e koronavirusit nuk arriti të identifikojë burimin e pandemisë e cila ka përfshirë gjithë botën.

Ekspertët besojnë se sëmundja e cila ka vrarë më shumë se 2.3 milionë njerëz në të gjithë botën, ka origjinën nga lakuriqët e natës dhe mund të jetë transmetuar tek njerëzit edhe përmes ndonjë gjitari tjetër.

“Me shumë gjasa kishte ardhur nga një specie ndërmjetëse”, tha eksperti i OBSH-së Peter Ben Embarek gjatë një konference shtypi, transmeton Demokracia.com.

Kreu i panelit në Komisionin Kombëtar të Shëndetit të Kinës, Liang Wannian, tha se kërkimi i vazhdueshëm mbi origjinën e virusit duhet të përqendrohet në mënyrën se si ai qarkullon në kafshë para se të infektojë njerëzit.

Gjatë kësaj konference u hodh poshtë teoria që koronavirusi u zbulua nga Instituti i Virologjisë në Wuhan. Kjo hipotezë ishte përjetësuar nga administrata e ish-presidentit Donald Trump, pa peshën e provave, dhe ishte mohuar nga zyrtarët kinezë.

Shkencëtarët kanë punuar në qytetin e Wuhan-it për katër javët e fundit për të zbuluar origjinën e pandemisë COVID-19.

Hetuesit vizituan spitale, laboratorë dhe tregje, përfshirë Tregun e Ushqimit të Detit, Institutin e Virologjisë dhe laboratorin e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve. /Demokracia.com/

Të ngjashme