Lajme
Misioni gjerman në NATO: Kosova dhe Ballkani Perëndimor mbeten prioritet strategjik
Demokracia
09:50 | 04 Prill 2025

Share:

Një Kosovë e qetë, stabile dhe multietnike dhe Ballkani Perëndimor mbeten prioritet strategjik për Gjermaninë, ka deklaruar Misioni Gjerman në NATO për portalin “kosovoonline”.

Ata kanë thënë se KFOR-i dhe Ekipi Këshillues i Ndërlidhjes i NATO-s (NALT) luajnë një rol të madh për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë,

“Gjermania aktualisht jep më shumë se 300 ushtarë në kuadër të KFOR-it dhe NALT-it. Gjermania kohëve të fundit ka zgjatur kohëzgjatjen e angazhimit të kompanisë sonë operative në kuadër të KFOR-it deri në vitin 2027. Në këtë fazë, aktualisht nuk ka plane për rritjen e numrit të ushtarëve gjermanë në KFOR”, kanë thënë në këtë Mision./Paparaci.com

Të ngjashme