Sport
Mirlind Daku spektakolar: Hyri nga stoli për të realizuar dy gola në fitoren e Osijekut
Demokracia
21:20 | 19 Shtator 2021

Share:

Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku ka shkëlqyer mbrëmjen e sotme me Osijkun në Kroaci.

Futbollisti gjilanas ka realizuar dy gola në fitoren 3-2 të Osijekut kundër Goricas në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit kroat, shkruan Demokracia.com.

23-vjeçari u inkuadrua në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 67-të dhe i mjaftuan vetëm tetë minuta për t’i barazuar shifrat.

Nëntë minuta më vonë, Daku realizoi sërish për 2-2, derisa goli i fitores për ekipin e tij erdhi në minutën e tretë shtesë.

Mirlind Daku u rikthye te Osijeku këtë verë ngase ishte i huazuar te Ballkani i Suharekës. /Demokracia.com

Të ngjashme