ShowBiz
Miriam Canit ja hakojnë Facebook-un, reagon Alban Skënderaj
Demokracia
14:40 | 03 Maj 2022

Share:

Sulmet kibernetike nuk po kursejnë as artistët shqiptarë.

Së fundmit, hakerët kanë arritur të hakojnë faqen zyrtare të këngëtares Miriam Cani.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i Miriamit, Alban Skënderaj, i cili përmes një postimi në Facebook ka treguar se rasti ka ndodhur tash e disa ditë.

Në postimin e tij, Albani ka kërkuar falje edhe për përmbajtjen që po postohet në faqen e Miriam Canit në Facebook, duke thënë se kjo po bëhet nga hakerët të cilët kanë marrë në kontroll faqen e saj.

“Ju kërkojmë ndjesë për postimet e shpeshta dhe pa asnjë lidhje me Miriamin”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sulmet kibernetike ndaj figurave të njohura nuk janë të rralla, ku shpesh herë nga hakerët kërkohen edhe shuma parash në mënyrë që t’ju kthejnë aksesin në llogari viktimave të tyre. /Lajmi.net/

Të ngjashme