Lajme
Mirena: “VV e ka një zor të madh që e mbron Martin Berishajn”
Demokracia
22:26 | 18 Janar 2023

Share:

Analisti dhe gazetari Ilir Mirena ka folur lidhur me mbrojtjen që VV po i bënë Martin Berishajt ai e ka përshkruar si këtë si një lidhje financiare që VV mund të ketë më ambasadorin Berishaj.

Ai, duke debatuar me analistët përballë, Sadri Ramabaja, ka thënë se VV e ka një zor të madh.

“Ju e keni një zor të madh që po e mbroni. Këtu është mafia energjetike, në dekadën e fundit kemi pasur një lobim të tmerrshëm kundër pavarësimit energjetik të Kosovës. Po del që dikah do pare kanë hyrë për atë lobin. Mbrojtja që po i bëhet Martin Berishajt, le me nënkuptu që ai e ka financu Vetëvendosjen”, ka thënë Mirena në emisionin Pressing.

Mirena ka deklaruar se Martin Berishaj po i mban të shantazhuar drejtuesit e VV-së, si rezultat i financimit që i ka bërë partisë.

Emri i Ambasadorit të Republikës së Kosovës, Martin Berishaj ka një kohë që qarkullon në raportimet e mediave sllovene për shkak të dyshimeve të përfshirjes së tij në një skandal financiar.

Transferimi i mbi 1 milion 470 mijë eurove në llogarinë e Martin Berishajt nga GEN- i Beogradit, shokoi opinionin kosovar.

Pavarësisht raportimeve për skandalin, Berishaj nuk është shkarkuar. Ai po vazhdon të qëndrojë në pozitën e ambasadorit në Kroaci.

Të ngjashme