Lajme
Mirena thumbon Haxhiun përmes një premtimi të rrejshëm të Kurtit
Demokracia
22:49 | 03 Shkurt 2023

Share:

Analisti, Ilir Mirena ka thumbuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke e përdorur një deklaratë të Kurtit, të vitit 2017 kur ky i fundit u kandidua për kryeministër.

Mirena ka publikuar një fotografi të Haxhiut të publikuar nga faqja e sallonit të Ondulimit, teksa shihet se ajo ka rregulluar flokët.

Përshkrimi që analisti i ka vënë kësaj fotografie është “Le t’i lëvizim këmbët tona sipas ëndrrave të të varfërve”, Albin Kurti.

“A nuk e kanë bërë pikërisht këtë gjë rilindasit dhe dëshmorët tanë? Ata i kanë shpërndarë ëndrrat e tyre nën këmbët tona. Le të mos i shkelim ëndrrat e tyre me këmbët tona. Le t’i lëvizim këmbët tona sipas ëndrrave të tyre. Le të lëvizim bashkë, le të vendosim vetë, sepse kështu fitojmë bashkë!”, deklaronte Kurti.

Të ngjashme