Lajme
Mirena tallet me militantët e VV-së: Po i fshijnë statuset kundër Ramiz Kelmendit
Demokracia
10:42 | 15 Mars 2023

Share:

Analisti Ilir Mirena ka ironizuar me militantët e VV-së, pasi kryeministri Albin Kurti ka takuar dje afaristin e njohur Ramiz Kelmendi.

Ky i fundit është kritikuar ashpër nga Kurti dhe përkrahësit e VV-së kur kjo parti ishte në opozitë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka ironizuar me përkrahësit e VV-së, duke shkruar se tani ata janë duke i fshirë statuset kundër biznesmenit Ramiz Kelmendi.

“Militantat tuj i fshi statuset kunder Ramiz Kelmendit… Sa senin ju ka ra me fshi e me perbi, boll gjynah…”, ka shkruar Mirena.

Të ngjashme