Lajme
Mirena për VV-në: Është mashtrimi më i madh që i ka ndodh këtij vendi
Demokracia
20:43 | 18 Qershor 2024

Share:

Ilir Mirena, gazetar, ka folur për atë që çfarë përfaqëson Lëvizja Vetëvendosje sot.

Ai ka thënë se VV-ja sot nuk është subjekti politik në atë çfarë ishte njohur si opozitë.

Mirena përmendi nepotizmin, e shpenzimet e shumta që VV-ja ka bërë, duke shtuar se VV-ja sot ka “vetëm llaskuchane”.

Po ashtu, ai ka thënë se VV-ja sot është mashtrimi më i madh që i ka ndodhur Kosovës paslufte.

“Vetëvendosja sot nuk përfaqëson asgjë është mashtrimi më i madh që i ka ndodhur këtij vendi në një dekadë e gjysmë. Nuk ka subjekt politik që e ka helmu diskursin e gjithçka në këtë vend, sot VV-ja po i bën gjërat e njëjta që i ka kritikuar partitë e tjera”.

“Ky është vetëm një grup politik që është duke e zhvatur këtë vend, e ka stagnuar këtë vend. I ka mbetur me mujt diçka me veriun me i fitu zgjedhjet”, ka thënë Mirena. në “Pressing” .

Të ngjashme