Lajme
Mirena për nenin 7: Një portë e vogël e ferrit për Kosovën është hapur dje me dorën e Kurtit
Demokracia
13:04 | 28 Shkurt 2023

Share:

Analisti i politikës, Ilir Mirena, ka komentuar pikën 7 të propozimit të BE-së më të cilën u pajtua kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Mirena ka thënë se statusi special për Kishën Ortodokse Serbe është një portë e vogël e ferrit për Kosovën, e cila është hapur nga dora e kryeministrit Kurti të hënë në Bruksel.

Ai ka pyetur se çfarë do të bëhet nëse bashkësitë tjera fetare kërkojnë të njëjtën gjë.

Postimi i plotë:

Me statusin special te Kishes Ortodokse Serbe, a do t’mund te quhet Kosova shtet laik?

Çfare do te behet me bashkesite tjera religjioze ne Kosove? A do te kerkojen dhe a kane te drejte pas kesaj qe edhe keto te tjerat te kene statuse speciale?

Nje porte e vogel e ferrit per Kosoven eshte hapur dje me doren e Albin Kurtit…

E mIlitanti i dalldisun hala tuj festu…

Të ngjashme