Lajme
Mirena për babain e Dejona Mihalit: Çfarë keni mbjellur, do ta korrni
Demokracia
22:27 | 09 Gusht 2023

Share:

Gazetari Ilir Mirena, ka reaguar pas raportimeve se babai i kordinatores së Komiteteve në Lëvizjen vetëvendosje, Dejona Mihalit, pra Aleksandër Mihali është i deklaruar si grek në regjistrin në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Facebook, Mirena ka thënë se nuk është aspak në rregull të komentojmë për familjarët e politikanëve, por është partia e Mihalit, që e ka krijuar këtë diskurs linçues.

“E vertet qe s’eshte normale çeshtja e prinderve me t’u ba teme mediale. Por brenda logjikes abnormale te Levizjes Vetevendosje, eshte shume normale me u marr edhe me prind te figurave qe jane aktive ne jeten tone politike. Ne kete rast edhe me prinderit e Dejona Mihalit. Krejt keto jane modele te zbatuara tash e nje dekad nga VV’ja dhe kjo Dejona, qe tash po ju kthehen boomerang”, ka shkruar ai.

“Imagjinojini militantat e VV’se çka kishin ba nese dikush i njohun prej PDK’se, LDK’se a AAK’se do ta kishte njanin prind serb, maqedon a grek. N’trans bre kishin hy neper fushata linquese…Kshtu qe, çka keni mbjell, tash veç keni me korr…”, ka vazhduar Mirena.

Të ngjashme