Lajme
Mirena: Opozita dhe shoqëria civile s`duhet të bie në grackën e Kurtit dhe të merret me Asociacionin
Demokracia
11:26 | 28 Janar 2023

Share:

Analisti Ilir Mirena ka bërë me dije se opozita dhe shoqëria civile nuk dihet të bijën në grackën e kryeministrit Albin Kurti dhe ta marrin përgjegjësinë për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar shoqëria civile dhe partitë opozitare duhet të shkojnë në takimin e ambasadës ku do të bisedohet për Asociacionit, por nuk duhet të marrin përgjegjësitë që i takojnë Qeverisë.

Sipas tij, ndërkombëtaret për këtë çështja duhet të merren me kryeministrin Kurti.

“Perderisa ne pushtet vazhdon te jete Albin Kurti dhe VV, shoqeria civile dhe opozita nuk duhet ta hajne karremin per me bisedu dhe eventualisht te marrin persiper çeshtjen e jetesimit te Zajednices. Bashkesia nderkombetare duhet te merret me Albin Kurtin dhe vetem me Albin Kurtin. Duhet ta shterrin secilen mundesi me njeriun te cilit edhe i kane ndihmuar te vie ne pushtet. Sigurisht, ne ftesa te Ambasades Amerikane dhe BE’se duhet marr pjese, duhet dhene opinione dhe nese kerkohen edhe keshilla, por po te isha ne vend te tyre asesi nuk do te merrja persiper kryerjen e puneve te pista te cilat i ka per detyre me i kry Albin Kurti me 51 perqindshin e vet”, ka shkruar Mirena.

Ai ka bërë me dijes se nëse opozita dhe shoqëria civile marrin përgjegjësi që nuk iu takojnë, ata do të konsiderohen si tradhtar.

“Nese opozita dhe shoqeria civile e marrin persiper kete pergjegjesi do te damkosen si puçiste ne perpjekje per rrezimin e ketij pushteti, do te damkosen si tradhtare, dhe keshtu vetem do te qojne uje ne mullirin e mashtrimeve te Albin Kurtit, te cilit tashme kur po i bjen secila maske ka nevoje per nje rehabilitim te tille me shume se peshku per uje. Opozita dhe shoqeria civile nuk duhet te biejn ne kete gracke. Prandaj, lereni Albin Kurtin te vetfundoset ne llumin e mashtrimeve te tij”, ka shkruar Mirena.

Të ngjashme