Lajme
Mirena: Mos rreni! Xheladini e Balaj nuk ranë dëshmorë për liri, janë viktima tragjike të Albin Kurtit
Demokracia
20:37 | 10 Shkurt 2023

Share:

Analisti Ilir Mirena ka thënë se ish-aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj janë viktima tragjike të protestës së kryetarit të VV-së, Albin Kurti.

Ai këtë e ka deklaruar në ‘Facebook’-un e tij, duke i cilësuar si gënjeshtra pretendimet e VV-së se Xheladini dhe Balaj ranë dëshmorë për liri më 2007-ën, shkruan Demokracia.com.

“Mos rreni, mos manipuloni! Arben Xheladini e Mon Balaj nuk kane ra deshmore per liri me 2007’ten”, ka shkruar ai.

“Thjesht, jane viktima tragjike te protestes se organizuar nga Albin Kurti dhe Vetevendosje…”, përfundon Mirena.

Lëvizja Vetëvendosje në njoftimin e përkujtimit të ish-aktivistëve të tyre i ka quajtur dëshmorë të kombit. /Demokracia.com/

Të ngjashme