Lajme
Mirena: Edi Rama nuk mban inat me Vjosa Osmanin, ajo pati mbajtur fjalim kundër tij në Parlamentin e Shqipërisë
Demokracia
22:30 | 28 Shkurt 2024

Share:

Analisti Ilir Mirena ka shprehur simpati ndaj sjelljes së kryeministri shqiptar Edi Rama sot në takimet me presidenten Vjosa Osmani në Tiranë.

Mirena tha se Rama nuk ka mbajtur inat ndaj Osmanit edhe pse ajo pati mbajtur fjalim kundër tij.

“Është me vlerësu Edi Ramën që nuk po rrëshqet ne inatet provinciale të Ballkanit, nuk po mban inat ndaj Vjosa Osmanit, e cila ka mbajtur fjalim shumë të keq në Parlamentin e Shqipërisë kur është zgjedhë. Nga ajo arroganca e 51% që e fituan në Kosovë menduan që po e pushtojnë krejt rajonin, megjithatë Rama sot nuk bjen rob dhe nuk bjen në këto nivele që me i mbajtë inatet personale”, tha Mirena në Pressing.

Të ngjashme