Një lajm i mirë ka ardhur për trajnerin Mirel Josa por i keq për FC Prishtinën. Trajneri nga Tirana ka fituar gjyqin në FIFA pas padisë të ngritur ndaj klubit bardhekaltër.
57-vjeçari kishte kontratë 3 vjeçare me ekipi kryeqytetas të Kosovës, por pas dy vitesh, përkatësisht në shtator 2019, Josa ishte shkarkuar nga detyra.
Drejtuesit e Prishtinës nuk kishin shlyer detyrimin financiar për periudhën e mbetur të kontratës, teksa FIFA i ka dhënë të drejtë Josës. “Indeksonline” bën të ditur që Prishtina duhet t’ia paguajë 45 mijë euro Josës, 17 mijë nga pagat e papaguara dhe pjesa tjetër si dënim nga FIFA për mos respektim të kontratës. /Demokracia.com