Sport
“Mirë se vini lojtarë të Kosovës së pavarur”, tifozët boshnjak me mikpritje të ngrohtë për hendbollistët tanë
Demokracia
18:55 | 12 Mars 2023

Share:

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll tashmë ndodhen në Tuzllë ku do të përballen me Bosnje e Hercegovinën në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Kosova u mposht nga Bosnja në Prishtinë me rezultat të ngushtë me rezultat 25-22 dhe do të kërkojnë rezultat pozitiv në ndeshjen kthyese.

Për lojtarët e Kosovës tifozët boshnjakë kanë bërë një pritje speciale në palestrën e tyre, transmeton KosovaPress.

“Mirë se vini lojtarë të Kosovës së Pavarur”, shkuan ata në banerin e tyre, ndërsa aty shihej edhe flamuri i Kosovës.

Të ngjashme