Lajme
Miratohet thirrja për rezervistë| Shpallet “situatë e jashtëzakonshme”, armiku ka nisur luftën
Demokracia
20:16 | 05 Gusht 2022

Share:

Ministri izraelit i Mbrojtjes Gantz miratoi paraprakisht thirrjen për 25,000 rezervistë pas bombardimeve të Gazës, shkruan Demokracia.com.

Ushtria izraelite sulmoi sot objektiva në Gaza, bëhet e ditur në një njoftim që u raportua sot nga mediat, sipas CNN.

Deklarata tha se objektivat e shënjestruar i përkisnin Xhihadit Islamik, më i vogël nga dy grupet kryesore militante në Gaza.

Një producent i CNN në Gaza pa mjekë që po merrnin dy trupa jashtë një ndërtese të quajtur Kulla Palestine, e cila u godit në një nga sulmet. Spitali Shifa në Gaza konfirmoi se trupat e dy të vrarëve ishin dorëzuar dhe se kishte rreth 20 të plagosur.

Në njoftimin e Xhihadit Islam thuhet: “Armiku ka nisur luftën duke synuar popullin tonë dhe ne kemi për detyrë të mbrojmë ne dhe popullin tonë dhe të mos lejojmë që armiku të ikë me këto veprime”.

Një “situatë e veçantë” është shpallur në Rripin e Gazës, njoftoi ushtria izraelite.

Një nga komandantët e lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez është vrarë në sulmet izraelite, ka bërë të ditur sot një zyrtar i këtij grupi militant.

Në të njëjtën kohë, zyrtarët palestinezë njoftuan se të paktën tetë persona, përfshirë komandantin e militantëve, u vranë në sulmet izraelite dhe 40 u plagosën, raportoi AP.

Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi se kishte shënjestruar objektiva në Gaza, pas tensionit disaditor të shkaktuar nga arrestimi i liderit të militantëve palestinezë, Basam al-Saadi, raporton Reuters.

Sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite, sipas të dhënave të tyre, 15 persona u vranë nga sulmet.

Udhëheqësi militant palestinez Sadi u arrestua në fillim të kësaj jave nga forcat izraelite gjatë një sulmi në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.

Pas këtij arrestimi, Izraeli mbylli të gjitha kalimet në Gaza, si dhe disa rrugë aty pranë nga frika e hakmarrjes nga militantët palestinezë me bazë në Gaza. /Demokracia.com/

Të ngjashme