Lajme
Miratohet Projektligji me të cilin bashkësitë fetare fitojnë statusin juridik
Demokracia
12:31 | 25 Janar 2023

Share:

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Liritë Fetare.

Kryeministri Albin Kurti tha se besimet pluraliste janë pjesë e një shoqërie demokratike.

Përmes këtij ligji bashkësitë e ndryshme fetare mund të regjistrohen edhe zyrtarisht.

“Mendimet dhe besimet e ndryshme vazhdimisht po hyjnë e qarkullojnë lirshëm midis qytetarëve tanë. Pluralizmi i besimit, siç e kanë vërejtur shumë filozofë, është një fakt i pandryshueshëm i një shoqërie demokratike. Projektligji në fjalë do t’iu ofrojë bashkësive të ndryshme fetare mundësinë për t’u regjistruar zyrtarisht”.

Para se të miratohet ky projektligj, Kurti dje pati një takim me ipeshkvin Dodë Gjergji, ndërsa më herët ishte takuar edhe me përfaqësues të Bashkësisë Islame.

Të ngjashme