Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për rishikimin e Buxhetit për vitin 2021.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca njoftoi se ky projektligj është votuar me 68 votuan për, një kundër dhe asnjë abstenim, shkruan Demokracia.com.
“Me 68 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim, miratohet në parim Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021”, ka thënë Konjufca./Demokracia.com/