Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
61 deputetë kanë votuar për këtë projektligj, 58 vota kanë qenë pro dhe 3 abstenime.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, sërish ka dalë kundër partisë së tij duke abstenuar ndaj këtij projektligji.
Ky projektligj nuk është mbështetur as nga opozita.
Konjufca ka abstenuar edhe ndaj Projektligjit për Deklarimin e Prejardhjes, Kontrollit të Pasurisë dhe Dhuratave. /Demokracia.com/