Sport
Miratohet kërkesa e Kombëtares italiane, ndeshja kundër Maqedonisë së Veriut me kapacitet maksimal tifozësh
Demokracia
17:19 | 15 Mars 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka plotësuar kërkesën e kombëtares italiane të futbollit, lidhur me ndeshjen që Italia e luan kundër Maqedonisë së Veriut.

FIGC kishte bërë kërkesë që për ndeshjen ‘Play Off’ në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës, tribuna të funksionojë me 100% të kapacitetit.

Mediat italiane bëjnë të ditur se sot Ministria e Shëndetësisë së Italisë ka aprovuar këtë kërkesë.

Për ndeshjen në fjalë, vetëm 75% e stadiumit (në Palermo) ishe lënë në dispozicion.

Të gjitha biletat kanë qenë të shitura për këtë ndeshje, por me ligjin e ri do të shiten edhe 25% të tjera të biletave.

Ndeshja në fjalë zhvillohet më 24 mars.

Italia shihet si favorite në përballjen ndaj Maqedonisë së Veriut, në rrugën drejt “Katar 2022”./Demokracia.com/

Të ngjashme