Lajme
Miratohet fletëvotimi për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
Demokracia
17:58 | 01 Prill 2021

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Shqipëri ka miratuar fletëvotimin me emra për 12 qarqet e vendit.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në mbledhjen e ditës së sotme duke mos miratuar fletëvotimin, e cila ishte me numra. Për këtë vendim, mund të bëhet ankim brenda tre ditëve në Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

“Në lidhje me përmbajtjen e fletës së votimit, vendimi i komisionarit është ky, miratimin e fletës së votimit me përmbajtje respektive për çdo qark në formatin landscape duke përshtatur sipas numrit të kandidatëve madhësinë e fontit dhe stilizimet e logove. Për çdo qark, mënyra e të shkruarit, fonti dhe karakteristika të tjera teknike të shkrimit do të varet nga numri i kandidatëve për çdo qark”, tha Celibashi, raporton tch.

Madhësia e fletës nuk do të ndryshojë nga qarku në qark, ndërsa madhësia e shkrimit ndryshon nga një qark në tjetrin për shkak të numrit të kandidatëve. Në Tiranë, ku janë 36 kandidatë për deputetë do të jenë emrat me shkronja më të vogla./Demokracia.com/

Të ngjashme