Lajme
Miratohet buxheti për vitin e ardhshëm
Demokracia
19:40 | 15 Dhjetor 2022

Share:

Me 65 votë për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës, e ka miratuar ligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023.

Buxhetin e kanë votuar të gjithë deputetët e pozitës, kurse partitë opozitare nuk kanë marrë pjesë në votim.

Buxheti për vitin 2023 është 3 miliardë e 225 milionë euro, ndërsa 13 milionë euro i janë shtuar gjatë shqyrtimit në Komision.

Deputetët e opozitës gjatë ditës e kanë kundërshtuar këtë projektligj të buxhetit, por që në fund edhe pa votat e tyre kuvendi e miratoi.

Përveç buxhetit, Kuvendi i Kosovës, e ka miratuar edhe projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Kosovës.

Të ngjashme