Lajme
Miratimi i rezolutës për Kosovën, Von Cramon ka një lajm të mirë për liberalizimin e vizave
Demokracia
13:37 | 06 Korrik 2022

Share:

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon pas miratimit të raportit për Kosovën dhe Serbinë nga anëtarët e Parlamentit Evropian ka folur edhe për liberalizimin e vizave.

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon në një konferencë për medie, ka thënë se Kosovës i është dhënë mbështetje e madhe nga anëtarët e parlamentit, përderisa theksoi se tashmë në Francë është një frymë e re për sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, raporton Demokracia.com.

“E kemi përkrahur vazhdimisht edhe tash me amendamentet dhe me shumicën në parlament theksohet nga shumica e kolegëve të mi se liberalizimi i vizave ende po e bllokon Kosovën në nivelin e Këshillit të Evropës dhe as në Parlament as në Komision dhe këtë e çojmë gjithmonë në nivelet më të larta të qeverive franceze dhe holandeze. Personalisht kam qenë në Paris dhe kam fol për këtë çështje dhe jemi munduar që sa më shumë ta zhbllokojmë situatën dhe tash mbaruan zgjedhjet në Francë dhe e shohim që ka një momentum të ri që kjo të zhbllokohet”, theksoi Von Cramon, raporton më tutje Demokracia.com.

Ndryshe nga 637 eurodeputetë, 469 nga ata ishin për, 96 kundër dhe 72 abstenuan për rezolutën për Kosovën dhe Serbinë. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Parlamenti Evropian e voton rezolutën për Kosovën të prezentuar nga Von Cramon

Të ngjashme