Auto&Tech
Mira Murati i lë vendin Emmett Shear, kompania qe krijoi Chat GPT me drejtues të ri ekzekutiv
Demokracia
15:37 | 20 Nëntor 2023

Share:

Kanë kaluar vetëm disa ditë që prej shkarkimit të Sam Altman, si CEO i OpenAI, dhe kompania deri më tani e ka zëvendësuar dy herë.

Pas shkarkimit, Altman u zëvendësua fillimisht nga shqiptarja Mira Murati, e cila është shefe e teknologjisë në kompani. Megjithatë Murati ishte emëruar si drejtuese e përkohshme dhe tashmë në vend është saj është emëruar Emmett Shear.

Edhe ky i fundit do ta drejtojë përkohësisht kompaninë që krijoi Chat Gpt.

Emmett Shear, bashkëthemelues dhe ish-CEO i Twitch, konfirmoi se kishte pranuar postin e propozuar në një nga kompanitë me profil më të lartë në botën e Inteligjencës Artificiale.

Në një postim të bërë në platformën “X” të hënën, Shear tha se kishte marrë një telefonatë nga kompania gjatë së cilës iu kërkua që të bëhet CEO i përkohshëm i kompanië dhe se kishte e kishte pranuar ofertën pasi u konsultua me familjen.

Kush është Emmett Shear?

Shear është një emër i njohur në Silicon Valley, e megjithatë, për shumicën e njerëzve, ai është i panjohur. Ai e ktheu Twitch, uebsajtin e transmetimit të drejtpërdrejtë që ai bashkëthemeloi me Justin Kan, Michael Seibel dhe Kyle Vogt në 2007, nga një vend ku transmetohej fillimisht jeta e Kan 24/7, në një fenomen mbarëbotëror.

Mira Murati i lë vendin Emmett Shear, kompania qe krijoi Chat GPT me

Twtch u ble nga Amazon për 1 miliard dollarë në 2014 dhe Shear dha dorëheqjen si CEO i komoanisë vitin e kaluar.

Gjatë kohës së tij në kompani, ai u përball me tensione nga transmetuesit që besonin se platforma nuk po mbronte interesat e tyre. Po ashtu, ai e gjeti veten në një betejë të tensionuar me rivalin YouTube. Pas largimit nga Twitch, Shear u bë partner në Y Combinator, përshpejtuesi i startup-eve, që dikur drejtohej nga Altman.

Ndërkohë, Sam Altman i është bashkuar Microsoft-it duke u dhënë fund kështu spekulimeve se mund të kthehej në Open AI vetëm 48 orë pas shkarkimit të tij të zhurmshëm. Në gjigantin e teknologjisë, Altman do të drejtojë një ekip të ri kërkimor të Inteligjencës Artificiale.

Mira Murati i lë vendin Emmett Shear, kompania qe krijoi Chat GPT me

38-vjeçari u shkarkua nga bordi të premten me arsyen se besimi tek ai ishte humbur tashmë. Vendin Altman e zuri Mira Murati dhe lajmi bëri bujë edhe në Shqipëri për faktin se një shqiptare emërohej shefe e përkohshme ekzekutive në një kompani si Open AI.

Të ngjashme