Sport
Miqësorja Trepça ’89 – Ulpiana nis me një minutë heshtje në nderim të Erion Kajtazit, lojtarit që vdiq nga sulmi në zemër
Demokracia
13:39 | 12 Dhjetor 2022

Share:

Ndeshja e sotme miqësore ndërmjet Trepçës ’89 dhe Ulpianës filloi me një minutë heshtje në nderim të futbollistit Erion Kajtazi.

Kajtazi, talenti 17-vjeçar i mitrovicasve ndërroi jetë më 3 dhjetor gjatë ndeshjes ndaj A&N në Superligën e Juniorëve.

Kajtazi pati një sulm kardiak dhe përkundër interevenimit të shpejtë nga stafi mjekësor, ai nuk dha shenja jete.

Njoftimi i plotë nga KF Trepça ’89:

Ndeshja e sotshme miqësore ndaj KF Ulpianës fillon me një minutë heshtje, nderohet Futbollisti ynë Erion Kajtazi – Eri.

Pusho në paqe diamanti ynë./Demokracia.com/

Të ngjashme