Kosova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2021.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Lituanisë në një ndeshje miqësore, raporton Demokracia.com.
Ndeshjen në fjalë e fituan djelmoshat e Bernard Challandesit me rezultat të thellë, 4:0.
Golat për “Dardanët” i shënuan Arbër Zeneli (2), Vedat Muriqi dhe Besar Halimi.
Golat dhe përmbledhjen e ndeshjes së sontme mund t’i shikoni në videon e mëposhtme.
https://streamable.com/2cs3u4
Ndryshe, më 28 mars, Kosova e nis kampanjën eliminatore për Kupën e Botës 2022 ndaj Suedisë, dhe më 31 mars i shkon Spanjës. /Demokracia.com