Sport
Miqësorja me Bullgarinë, treshja e gjyqtarëve do të jetë nga Kosova
Demokracia
10:39 | 16 Tetor 2023

Share:

UEFA ka caktuar një treshe gjyqtarësh nga Kosova për ndeshjen miqësore që Shqipëria do të zhvillojë ditën e martë ndaj Bullgarisë.

Në njoftimin zyrtar mësohet se gjyqtarë kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu ndërsa asistentë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.

Ndeshja miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Bullgarisë, e cila do të zhvillohet të martën në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:00.

Shqipëria shkon në këtë takim pas fitores 3-0 ndaj Çekisë e cila i dha dhe vendin e parë në grup.

Të ngjashme