Sport
Miqësorja kundër Zvicrës, Giresse e konsideron test të madh për Kosovën
Demokracia
11:27 | 21 Mars 2022

Share:

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giresse është duke folur në një konferencë për media në prag të ndeshjeve të marsit.

“Dardanët” do të sfidohen nga Burkina Faso dhe Zvicra në ndeshje kontrolluese, njëherit të parat për trajnerin francez, shkruan Demokracia.com.

Giresse e ka konsideruar si test të madh për Kosovën ndeshjen me “Helvetikët”.

“Është mirë të luajmë ndaj Zvicrës dhe ta shohim nivelin tonë ndaj kombëtareve të tilla. Do të jetë një test i madh. Nuk e kemi një formacion definitiv. Këto dy ndeshje na mundësojnë t’i shohim lojtarët e pastaj ta krijojmë një formacion. Kam shfrytëzuar të gjitha mënyrat për t’i njohur futbollistët. Kam kontaktuar me trajnerët e futbollistëve në Francë, por edhe në kampionatet tjera”, deklaroi Giresse në konferencë për media.

Kosova më 24 mars takohet me Burkina Fason në Prishtinë, ndërkohë që pesë ditë më vonë luan në udhëtim te Zvicra.

Ndryshe, nesër, 22 mars, djelmoshat e Giresses do të zhvillojnë stërvitjen e parë për këtë vit në “Fadil Vokrri” nga ora 16:00./Demokracia.com/

Të ngjashme