Kosova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2021.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Lituanisë në një ndeshje miqësore, raporton Demokracia.com.
Ndeshjen në fjalë e fituan djelmoshat e Bernard Challandesit me rezultat të thellë, 4:0.
Portali prestigjioz që merret me vlerësimin e futbollistëve “SofaScore” ka publikuar moshën mesatare të formacioneve startuese të të dyja skuadrave.
Siç shihet në fotografinë e mëposhtme, mosha mesatare e Kosovës në këtë ndeshje ishte 26.9 vjeç.
Kurse, ajo e Lituanisë ishte 28.6 vjeç. /Demokracia.com