Sport
Miqësorja e mundshme mes Bosnje Hercegovinës dhe Rusisë, reagon UEFA
Demokracia
13:24 | 12 Shtator 2022

Share:

Drejtuesit e shtëpisë së futbollit evropian, UEFA njoftuan se nuk do të ndërhyjnë në situatën e shkaktuar nga paralajmërimi i një ndeshjeje miqësore ndërmjet Rusisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Gjegjësisht, kjo ndeshje është menduar të luhet në nëntor në Shën Petersburg, dhe disa përfaqësues të Bosnjës dhe Hercegovinës tashmë kanë bërë të ditur se nuk do të luajnë dhe se janë kundër.

“Ndeshjet miqësore nuk janë pjesë e garave të UEFA-s dhe si të tilla nuk bien nën juridiksionin dhe përgjegjësinë e UEFA-s. prandaj, ndeshja e propozuar nuk bie ndesh me vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për të hequr ekipet ruse nga gara e UEFA-s”, njoftoi shërbimi për shtyp i organizatës së lartpërmendur.

Kujtojmë se Miralen Pjaniq kërkoi publikisht anulimin e ndeshjes, ndërsa Edin Džeko kritikoi vendimin për të luajtur kundër Rusisë.

Kombëtarja dhe ekipet ruse janë përjashtuar nga UEFA dhe FIFA, pasi shteti rus nisi pushtimin e Ukrainës më shumë se gjashtë muaj më parë./Demokracia.com/

Të ngjashme