Sport
Miqësorja Ballkani – Drita mbyllet me një gol të shënuar
Demokracia
20:05 | 26 Qershor 2022

Share:

Ka përfunduar ndeshja miqësore ndërmjet Ballkanit dhe Dritës në Ohër.

Nënkampionia Drita ka triumfuar 0:1 kundër kampionëve në fuqi të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Golin e vetëm që doli të ishte i fitores për Dritën në këtë sfidë kontrolluese e ka realizuar transferimi i ardhur këtë verë, Besnik Krasniqi.

Mbrojtësi i krahut golin e ka realizuar nga penalltia.

Dy ekipet në fjalë po qëndrojnë në Ohër prej ditësh për të kryer fazën përgatitore para ndeshjeve në garat evropiane.

Ballkani ka punë në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve me skuadrën e FK Zlagiris Vilnius.

Në anën tjetër, ekipi i drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu ka punë me finlandezët e Inter Turku në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës./Demokracia.com/

Të ngjashme