Lajme
Minxhozi: Shqipëria pret turistët nga Kosova, marrëveshjet po zbatohen
Demokracia
14:51 | 14 Maj 2022

Share:

Bashki më bashki në Shqipëri ka filluar hapja e sezonit turistik. Zonat bregdetare tashmë po bëhen gati të presin pushuesit nga Kosova. Ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Qemal Minxhozi, deklaroi se pushuesit nga vendet shqipfolëse përbëjnë mbi 50% të numrit të turistëve në Shqipëri.

Bashki më bashki në Shqipëri ka filluar hapja e sezonit turistik. Zonat bregdetare tashmë po bëhen gati të presin pushuesit nga Kosova. Ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Qemal Minxhozi, deklaroi se pushuesit nga vendet shqipfolëse përbëjnë mbi 50% të numrit të turistëve në Shqipëri.

Numri më i lartë i turistëve vijon të jetë nga Kosova dhe Minxhozi thotë se është e rëndësishme që shqiptarët e Kosovës të ndihen komod në atdheun e tyre duke krijuar kushte për pushime sa më të mira.

“Theksoj që Kosova është frekuentuesi kryesor i turizmit shqiptar. Mbi 50 përqind e turistëve vijnë nga Kosova edhe nga Maqedonia dhe për ne është shumë e rëndësishme që të krijohet një hapësirë sa më e mirë, një ambient sa më të këndshëm, në mënyrë që njerëzit të ndjehen komod në atdheun e tyre. Besoj që sivjet turizmi ka filluar më shpejt dhe ritmet e rritjes janë më të avancuara sesa në vitin e kaluar” tha Minxhozi

“Kompanitë turistike dhe operatorët turistikë në Shqipëri, deri më tani kanë mbajtur një nivel çmimesh por kemi parasysh që kemi të bëjmë me një krizë botërore ndërkombëtare por gjithsesi nuk ka shenja që do të jetë turizmi më i shtrenjtë sesa vitin e kaluar. Ne po mundohemi që të rrisim më shumë numrin e pushuesve në mënyrë që kjo të mos influencojë pastaj edhe në rritjen e çmimeve por të gjendet një mes, unë mendoj që janë të gjitha mundësitë që bashkëpunimi i ndërsjellët në fushën e turizmit Shqipëri- Kosovë do të sjellë risi të reja dhe një atmosferë më pozitive se vitet e kaluara” tha Minxhozi.

Nëntorin e kaluar, Shqipëria dhe Kosova firmosën disa marrëveshje, mes të cilave edhe heqja e kufirit mes dy vendeve në mënyrë që kalimi të bëhet pa ndalesa. Kjo ishte premtuar se do të ndodhë gjatë sezonit turistik. Por kjo ende nuk ka filluar së zbatuari.

Ambasadori i Shqipërisë shprehet i kënaqur me zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet të dy vendeve, duke thënë se të dyqeveritë kanë filluar të shkëmbejnë informacione institucionale për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin.

Sipas Minxhozit, tashmë kanë filluar edhe me disa plane më konkrete për të respektuar të gjitha ujditë të cilat tashmë janë të vendosura nga dy shefat e ekzekutivit, Kosovë- Shqipëri.

“Mendoj që marrëveshjet e nënshkruara në nëntor të vitit të kaluar po gjejnë zbatim për këto gjashtë muaj që kanë kaluar në mënyrë shumë pozitive, ka një rritje cilësore ka një angazhim më të madh të strukturave shtetërore, institucioneve të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe mendoj që jemi në rrugën e duhur, kemi rritje të shkëmbimeve, kemi rritje të informacioneve të ndërsjella, kemi marrëveshje të ndërsjella ku po gjejnë zbatim, kemi plane që po përkojnë me të gjitha vendimet që kanë marrë qeveritë” deklaroi Minxhozi.

Më 26 nëntor të vitit të kaluar, në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës u nënshkruan 13 marrëveshje në disa fusha, aplikimin e të cilave në praktikë u zotuan që ta bëjnë të dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti.

Të ngjashme