Lajme
MINT mbron zyrtarët, thotë që janë arrestuar në bazë të shpifjeve
Demokracia
15:42 | 18 Gusht 2023

Share:

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në reagimin e tyre publik pas arrestimeve të sotme, janë shprehur se kjo ka ndodhur si pasojë e shpifjeve, pasi kohët e fundit ka pasur përpjekje që të keqinformohet publiku.

“Për këtë çështje prej një kohë të gjatë e veçanërisht në muajt e fundit ka përpjekje të mëdha që të keqinformohet publiku në vendin tonë. Motivet dhe arsyet për këto veprime të nxitura dhe kordinuara nga palë të ndryshme të interesit duhet të jenë po ashtu pjesë e hetimit në këtë rast”, janë shprehur ata.

Tutje Ministria ka bërë përsëri thirrje që mediat të mos publikojnë deklarata të pakonfirmuara dhe ka siguruar se procesi i furnizimit me mallra për Rezervën Shtetërore, me standarde dhe parametra të përcaktuara të cilësisë, është trajtuar dhe monitoruar sipas legjislacionit në fuqi.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024
Lajme • 02 Qershor 2024