Lajme
MINT jep detaje për mbylljen e 13 qendrave të masazhit
Demokracia
17:22 | 17 Mars 2022

Share:

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) përmes Inspektoratit të Tregut në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz (DKKO) dhe inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), për dy ditë më radhë kanë kontrolluar qendra të ndryshme të masazheve.

Në njoftimin e MINT thuhet se inspektorët e tregut kanë mbyllur 13 Operatorë Ekonomikë në mungesë të pëlqimit sanitar dhe janë shqiptuar 13 aktvendime gjobë për parregullësitë, përcjell Demokracia.com.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) përmes Inspektoratit të Tregut në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz (DKKO) dhe inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), më 15 dhe 16 mars 2022 kanë realizuar kontrollë në qendra të ndryshme të masazheve, me ç’rast kanë inspektuar 57 qendra masazhi me veprimtari mirëmbajtje trupore. Inspektorët e tregut kanë mbyllur 13 Operatorë Ekonomikë në mungesë të pëlqimit sanitar dhe janë shqiptuar 13 aktvendime gjobë për parregullësitë e evidentuara”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se inspektimet do të vazhdojnë dhe në çdo rast kur konstatohen shkeljet, do të merren masa ndëshkuese./Demokracia.com/

Të ngjashme