Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ia ka pezulluar certifikatën e biznesit mediumit ‘Klan Kosova’.
Siç thuhet në njoftimin e kësaj ministrie, që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, me këtë rast ndaj kësaj medie është iniciuar edhe kallëzim penal në Departamentin e Krimeve të Rënda, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.
Ndaj këtij vendimi pati reagime të ashpra nga përfaqësues të mediave dhe të shoqërisë civile, shkruan Periskopi.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh thellësisht i “tronditur me njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për pezullimin e licencës së biznesit të televizionit kombëtar privat, Klan Kosova, përmes një vendimi të pargumentuar, pa specifikim të bazës ligjore dhe pa paralajmërim”
“AGK-ja, e konsideron veprimin e qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti, dhe Lëvizjes Vetëvendosje, si të paprecedentë në historinë e re të Kosovës, dhe përpjekje direkte për të diktuar dhe kontrolluar përmbajtjen mediale të Klan Kosovës”, thuhet tutje në reagimin e AGK-së.
Megjithatë, edhe vet Ministrja Hajdari është se nuk ka pasur probleme me ligjin.
Demokracia.com në prill të viti të kaluar kishte raportuar se një fëmijë i moshës së mitur ka pësuar lëndime trupore, pasi ai është goditur nga vetura e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum”, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Konfirmohet raportimi i Demokracia.com, Rozeta Hajdari e shkeli një fëmijë me veturë
Për pasojë, fëmija kishte marrë tretman mjekësor në QKUK.
Por, ajo që kishte nxitur reagime të forta, ishte deklarata e Ministres, e cila kishte thënë se fëmija ishte përplasur në veturën e saj.
“Për hir të informimit të drejtë, sot në mesditë në rrugën Vicianum në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, gjersa po kthehesha me veturën time personale për në banesë, gjatë vozitjes sime pranë Meridian Market, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqsisht njëri nga ta u përplas anash në veturën time. Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmijës dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit”, kishte shkruar Hajdari në një postim në Facebook.
Megjithatë, raporti i Policisë ishte publikuar në media. Aty thuhej se shkaktar i aksidentit, ishte mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës.
Për këtë rast, kishte folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke lavdëruar Policinë e Kosovës.
“Më lejoni të shpreh keqardhje në lidhje me aksidentin që është lënduar një fëmijë, nuk kam informacione të tjera përveç sqarimeve që i ka dhënë ministrja Rozeta Hajdari dhe më duhet të them se i besoj, dhe me çka kam kuptuar është se nuk ka shenja të frenimit në asfalt, që do të thotë se nuk ka pasur shpejtësi më tepër se që duhet. Policia e ka rastin, kamerat e marketit janë aty dhe besoj që gjithçka do të sqarohet shumë shpejt”, kishte thënë Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.
Për këtë rast, ministres Hajdari, nuk i është shqiptuar asnjë dënim. /Periskopi/