Lajme
“Ministrja pretendon se është e dëmtuar, pamjet e tregojnë të kundërtën” – avokati i fëmijës që Hajdari e goditi me veturë flet për zvarritje të procesit
Demokracia
20:47 | 08 Shtator 2023

Share:

Që nga 8 dhjetori kur Gjykata Themelore në Prishtinë urdhëroi Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të realizojë një super-ekspertizë në rastin kur ministrja Rozeta Hajdari dyshohet se goditi me veturë një fëmijë, nuk është mbajtur asnjë seancë lidhur me këtë rast.

Avokati i 9-vjeçares, Florim Shefqeti, thotë se minstrja Hajdari ka kërkuar ekspertizë të re.

“Deklarata e ministres ka qenë se gjoja ajo është e dëmtuara dhe fëmija iu ka vërsul në veturë dhe meqë kanë dalë videot është vërtetura e kundërta”, ka thënë Shefqeti për Insajderin.

Tutje ai ka thënë se gjatë grumbullimit të provave as nga ana e policisë as nga ana e prokurorisë nuk është vërtetuar se a ka elemente të veprës penale kjo për faktin se nuk është nxjerr fare ekspertiza e komunikacionit.

Demokracia.com kishte raportuar ekskluzivisht më 10 prill për këtë rast: 

Detaje ekskluzive| Një fëmijë 9-vjeçar pësoi lëndime nga ministrja Rozeta Hajdari, s’e përshtati shpejtësinë

Rozeta Hajdari e bën për spital një qytetar, e shkel me veturë në lagjen “Arbëria”

Të ngjashme