Lajme
Ministrja Nagavci: Nuk jemi të kënaqur me zgjedhjen e Këshillit Drejtues të UP-së
Demokracia
13:54 | 29 Qershor 2022

Share:

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka kritikuar procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së.

Nagavci në konferencë ka thënë se nuk është përfillur reputacioni e as veprimtaria akademike.

“E gjithë kjo reflektoi me një përfaqësim në Këshillin Drejtues me të cilin nuk mund të jemi të kënaqur si ministri. Nuk u përfill as veprimtaria akademike, as reputacioni apo angazhimi shoqëror i individëve, por vetëm interesat personale të grupeve të ngushta”, ka thënë Nagvaci.

“Aludimet se kemi ushtruar ndikim përmes një organizate studentore janë të papërgjegjshme dhe nuk kanë asnjë bazë. Isha shumë e qartë në shprehjen e qëndrimit tim në raport me rolin e përfaqësuesve studentorë, të gjithëve pa përjashtim, në këtë proces zgjedhor”, është shprehur ajo.

Të ngjashme