Lajme
Ministrja Haxhiu nervozohet që PDK ia çoi Byronë në Kushtetuese
Demokracia
17:25 | 21 Shkurt 2023

Share:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ashpër ndaj PDK-së pasi këta të fundit e kanë çuar Projektligjin për Byronë në Gjykatë Kushtetuese.

Sipas ministres Haxhiu një veprim i tillë nga PDK u bë meqë ka përpjekje për të zvarritur reformat.

Ajo tutje ka thënë se reformat që kanë nisur kanë marrë drejtim dhe “askush s’mund t’i ndalojë”.

“Mund të luftohen e sabotohen, por reformat që kemi nisur në shumë drejtime pëbrenda sistemit të drejtësisë tashmë kanë marrë drejtimin e duhur dhe nuk mund t’i ndalojë askush, aq më shumë ata që janë përgjegjës për shkatërrimin e institucioneve.Byroja do të bëhet. Drejtësia do të triumfojë”, ka shkruar Haxhiu.

Reagimi i plotë:

Në përputhje me zotimin tonë para qytetarëve, në Qeverinë Kurti 1 patëm filluar punën për themelimin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Përgjatë kësaj periudhe janë mbajtur qindra mbledhje deri në hartimin dhe harmonizimin e projekt-ligjit mbi të cilën Byroja do të merrte jetë.

Për të qenë edhe më korrekt, pas kërkesës së opozitës dhe para miratimit në parim, projekt-ligjin e dërguam edhe në Komisionin e Venecias si institucionin më kredibil për demokraci nëpërmjet ligjit. Pasi kaloi të gjitha hallkat e verifikimit më në fund u soll në Kuvend për t’u votuar në leximin përfundimtar.

Nuk ka institucion më të lartë në kontinentin tonë për të shuajtur dilemat e opozitës sesa Komisioni i Venecias. Madje edhe vet Gjykata Kushtetuese në rastet sidomos më komplekse, konsultohet me Komisionin e Venecias.

Kësisoj, dërgimi i Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në Gjykatën Kushtetuese, ka për qëllim zhagitjen e reformave.

Mund të luftohen e sabotohen, por reformat që kemi nisur në shumë drejtime pëbrenda sistemit të drejtësisë tashmë kanë marrë drejtimin e duhur dhe nuk mund t’i ndalojë askush, aq më shumë ata që janë përgjegjës për shkatërrimin e institucioneve.

Byroja do të bëhet. Drejtësia do të triumfojë.

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024