Lajme
Ministrja Haxhiu mashtron publikisht, thotë se Kosova për herë të parë themelon Institutin për Krimet e Luftës
Demokracia
16:53 | 14 Shtator 2022

Share:

Qeveria e Kosovës ka themeluar Institutin për hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit.

Por ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka gënjyer publikisht kur tha se ky institut po bëhet për herë të parë që nga paslufta.

“Për herë të parë që nga paslufta, Republika e Kosovës do të ketë Institut që do të merret me hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit.”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Një Institut i tillë ishte krijuar në vitin 2011 nga ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Ky institut më vonë ishte mbyllur me vendimin e ish kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Instituti i mëhershëm për hulumtimin e krimeve të luftës, gjatë punës së tij, ka publikuar tetë libra për vrasjet, për personat e pagjetur, për gjenocidin serb, si dhe për shkatërrimin e monumenteve dhe pronave të shqiptarëve.

 

Të ngjashme