Lajme
Ministrja Haxhiu çjerrët në Kuvend pasi Berisha tha se është interes i VV-së të mos zgjidhet rasti Dehari
Demokracia
11:33 | 23 Shkurt 2023

Share:

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka ngritur kritika të ashpra ndaj Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Duke përmendur rastin e Astrit Deharit, ai ka thënë se ka ndërhyrje direkte të Qeverisë në këtë rast dhe se interesi i VV-së është që ky rast të mos zbardhet.

Berisha është penguar të flasë nga deputetët e VV-së të cilët në shenjë revolte kanë bërë zhurmë nga ulëset e Kuvendit të Kosovës.

“Në rastin e Astrit Deharit po duket qe kemi ndërhyrje direkte të Qeverisë. Interesi i partisë në pushtet është që ky rast të mos zbardhet. Ky rast nuk po zbardhet nga 2019-ta kur kjo parti ka ardhur në pushtet. Zonja ministre janë dy parakushte për ta zbardhur i pari është zbardhja e rastit terrorist në objekte të kuvendit e qeverisë. I dyti është zbardhja e rastit të vetëvrasjes së Arbnorit. Cilat ishin arsyet e vetëvrasjes…”.

Haxhiu është dëgjuar duke bërtitur vazhdimisht “Marre! Marre!”

“Ju keni qenë në qeveri kur është vrarë Astrit Dehari! Asnjë fjalë! Asnjë fjalë!” – ka vazhduar ajo.

Ministrja nuk u ndal dhe vazhdoi duke polemizuar me deputetin e PDK-së.

Në këtë diskutim të ashpër, hyri edhe Glaul Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme