Lajme
Ministrja Hajdari tha se do t’i përkrah bizneset në Mitrovicë, drejtori i Bedri Hamzës e demanton
Demokracia
10:29 | 26 Janar 2023

Share:

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, gjatë ditës së mërkurë kishte njoftuar se kishte vizituar qytetarët dhe bizneset në Komunën e Mitrovicës pas vërshimeve, raporton Demokracia.com.

Ajo kishte treguar se kishte vizituar edhe Qendrën Multifunksionale Omni Spor, ku përveç dëmeve materiale kishte rrezikuar jetën edhe një person i stafit.

Kurse, Drejtori për Ekonomi Zhvillim dhe Turizëm në Komunën e Mitrovicës, Elvis Feka, i ka reaguar ashpër ministres, Rozeta Hajdari, në lidhje me mos përkrahjen ne bizneseve në këtë komunë.

Feka ka thënë se ministrja Hajdari nuk e ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për financimin e zonës ekonomike në Frashër të Mitrovicës, duke prezantuar edhe e-mailat si dëshmimi për këtë.

Në e-emilat shihet se Komuna e Mitrovicës kishte kërkuar nga MINT, arritjen e një memorandumi të bashkëpunimit për financimin e Zonës Ekonomike në Frashër.

Ky është shkrimi i plotë i Fekës në Facebook:

Të ngjashme