Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, dje e ka goditur me veturën e saj private një fëmijë.
Demokracia.com ka raportuar dje ekskluzivisht për aksidentin, i cili u tentua shumë të izolohej.
Policia e Kosovës është deklaruar pas gati 22 orësh, sepse të dielën askush prej tyre nuk kishte dhënë sqarime.
Tek në orët e mbrëmjes, Hajdari përmes një statusi e pranoi aksidentin, por pati një arsyetim qesharak.
Ajo tha se fëmija u përplasë në veturën e saj.
E Policia në raportin 24 orësh nuk ka dhënë shumë detaje, shkruan Demokracia.com.
Ata nuk kanë treguar se viktima ka qenë i mitur.
“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME – Rr. Vicianum, Prishtinë (NN) 10.04.2022 – 12:25. E dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën, godet viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Por, Demokracia.com mbrëmë ka publikuar një raport të brendshëm të Policisë ku jepen detaje për aksidentin e që demanton edhe deklaratën e ministres Hajdari.
Tentimi për ta fshehur rastin shkaktoi shumë reagime. /Demokracia.com/